Botë

Ukrainë, Yatsenyuk kërkon nga BE të rrisë sanksionet ndaj Rusisë

19.03.2015 16:08

Kryeministri ukrainas, Arseniy Yatsenyuk, sot në Bruksel iu ka bërë thirrje vendeve të Bashkimit Evropian...

Kryeministri ukrainas, Arseniy Yatsenyuk, sot në Bruksel iu ka bërë thirrje vendeve të Bashkimit Evropian që t’i mbajnë sanksionet ndaj Rusisë dhe t’i rrisin ato nëse Moska dështon të implementojë marrëveshjen e armëpushimit të arritur muajin e kaluar në Minsk, pas takimit me presidentin e Këshillit të BE-së, Donald Tusk. Sipas tij, mungesa e një marrëveshjeje në mes të vendeve të BE-së do të ishte “suksesi më i madh për presidentin rus, Putin, diçka që do të ishte shkatërruese për botën e lirë”.
 
Liderët e BE-së pritet të takohen sot gjatë ditës, ku do të diskutojnë vazhdimin e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë.
 
LEUNORA KALIQI