Maqedoni

Parashikimi i motit

29.11.2023 08:31

Sot në vendin tonë moti do të mbajë kryesisht i vranët....

Sot në vendin tonë moti do të mbajë kryesisht i vranët. Ndërsa në pjesët perëndimore me reshje të dobëta të shiut, në male reshjet do të jenë me dëborë. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugperëndimorë, ndërsa përgjatë Vardarit nga drejtimi veriperëndimorë. 
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 5°C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin prej 4 deri në 12°C.
 
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe kushte për reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 7°C.