Botë
Lufta Izrael – Hamas, negociata për vazhdimin e armëpushimit
29.11.2023 12:04
Bisedimet për një zgjatje të mundshme të armëpushimit të përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit...

Bisedimet për një zgjatje të mundshme të armëpushimit të përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit po vazhdojnë në Katar. Izraeli thotë se ka marrë një listë të pengjeve të mbajtura në Gaza, të cilët mund të lirohen më vonë të mërkurën, në ditën e gjashtë të armëpushimit aktual.
Të martën, 12 pengje të tjera u liruan nga Hamasi dhe Izraeli liroi 30 të burgosur të tjerë palestinezë. Të burgosurit palestinezë kanë pretenduar keqtrajtim gjatë kohës që ndodheshin në burgjet izraelite. Hamasi kaloi kufirin dhe vrau 1,200 njerëz në Izrael më 7 tetor, me rreth 240 të marrë peng. Që atëherë, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 14,500 njerëz janë vrarë në fushatën hakmarrëse të Izraelit.
Disa nga fëmijët që u liruan nga Hamasi dëshmuan për kushtet e vështira në të cilat mbaheshin, por u rrahën disa herë gjatë robërisë dhe nëse ndonjëri nga fëmijët qante, u drejtoheshin me armë për t'i mbyllur gojën. Por të burgosurit palestinezë, të cilët u liruan nga autoritetet izraelite, pretendojnë se janë keqtrajtuar gjatë kohës që ishin në burgjet izraelite. Një djalë 14-vjeçar tha se ishte dëshmitar i një rrahjeje. Izraeli nuk ka asnjë koment deri në këto çaste për akuzat e drejtuara.
