Botë

Takimi në Këshillin NATO-Ukrainë, Stoltenberg: Ukraina në NATO, më afër se kurrë

29.11.2023 12:25

Ukraina gjithnjë e më shumë po i afrohet NATO-s, tha sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg....

Ukraina gjithnjë e më shumë po i afrohet NATO-s, tha sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg. Në takimin e parë të Këshillit NATO-Ukrainë, në nivel të ministrave të Jashtëm që u mbajt në Bruksel, u diskutua për përshpejtimin e këtij procesi.
 
"Ky takim tregon se Ukraina po i afrohet gjithnjë e më shumë NATO-s. Dhe në takim, diskutojmë se si mund të përshpejtojmë dhe mbështesim rrugën tuaj drejt anëtarësimit në NATO. Të gjithë aleatët bien dakord që Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës dhe tani duhet të diskutojmë rrugën përpara, përpjekjet për reforma dhe se si NATO-ja mund t'ju mbështesë në zbatimin e atyre reformave.", - deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
 
“Nuk do të jetë ekzagjerim të thuhet se të mbrosh Evropën pa Ukrainën është angazhim i kotë. Ne po rrisim ndërveprimin tonë me NATO-n. Ne po bëhemi pak a shumë një ushtri de facto e NATO-s për sa i përket qasjeve tona të menaxhimit të kapaciteteve teknike dhe parimeve të drejtimit të një ushtrie. Për herë të parë ulemi me ministrat e jashtëm, si të barabartë në një këshill NATO-Ukrainë. Dhe ky është ndoshta ndryshimi më i madh midis asaj kohe dhe tani kur krahasojmë Ukrainën vendase, ish-Komisionin e Ukrainës vendase.", - theksoi ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba. 
 
Ukrainë, vazhdojnë bombardimet ruse
 
Ndërkohë që po zhvillohen bisedimet për inkuadrimin e Ukrainës në Aleancën Veri-Atlantike, kanë vazhduar bombardimet ruse në disa qytete të Ukrainës, por më intensive kanë qenë  në Nikpol.
 
"Për fat të keq, granatimet vazhdojnë në Nikopol. Në rajonin tonë kemi 3 të plagosur dhe 1 të vdekur.", - u shpreh kryebashkiaku i Nikopolit, Oleksandër Saiuk.
 
"U godit në atë drejtim, nga rruga. Ne ishim në banesë, gruaja ime po dilte nga ballkoni, djali im ishte ulur në kompjuter. Menjëherë e ndihmova gruan time dhe më pas erdhi autoambulanca, gruaja ime ka disa qepje të plagëve.”, - tha banuesi në Nikopol, Ivan.
 
"Gruaja ime ishte ulur në kuzhinë kur ndodhi një goditje e fortë. Unë dola jashtë dhe ajo në panik tha se mos dil jashtë. Çfarë të shihje, ishin shkatërruar shumë shtëpi.", - u shpreh banori i Nikopolit, Kostiantin.
 
Rusia filloi një pushtim në shkallë të gjerë të Ukrainës më 24 shkurt 2022. Nga ky konflikt gati dy vjeçar, jetën e kanë humbur mijëra civilë.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU