Maqedoni

Arifi pret ambasadorin amerikan Bejli

19.03.2015 17:08

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, ka pritur sot ambasadorin amerikan Xhes Bejli...

Në këtë takim është diskutuar për çështjet e bashkëpunimit , përkrahjes dhe projekteve në komunën e Tetovës, një pjesë e madhe e të cilave vjen nga shoqatat amerikane.  
 
"Komuna  e Tetovës ka vendosur një traditë intensive të bashkëpunimit me përfaqësuesit ndërkombëtarë, dhe kjo traditë bashkëpunimi me SHBA-të do të vazhdojë edhe më tej . Komuna e Tetovës mbetet një shtëpi e hapur për të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë “, deklaroi Arifi pas takimit.