Maqedoni

LSM: Për masat anti-krizë të konsultohen sindikatat

29.11.2023 15:23

Është mirë që Qeveria ndihmon qytetarët me pakon e masave anti-krizë për kategoritë e ndjeshme...

Është mirë që Qeveria ndihmon qytetarët me pakon e masave anti-krizë për kategoritë e ndjeshme, por gjatë krijimit të masave, Qeveria duhet t’i konsultojë sindikatat, thonë nga Lidhja e Sindikatave. Nga Lidhja e Sindikatave shfaqin frikë se pas kalimit të afatit për ndihmë përsëri do të kthehet inflacioni i lartë dhe problemet me rritjen e shpenzimeve të jetesës. 
 
“Nëse shkoni në shitore shumë mirë e dini sa kushtojnë produktet dhe sa kanë kushtuar para gjashtë muajsh apo një viti dhe sa janë rritur shpenzimet e jetesës për një familje. Apo çfarë kemi pasur mundësi të blejmë me një mijë denarë sot e sa mundeshim të blejmë para gjashtë muajsh apo një viti.”, - theksoi Sllobodan Trendafillov nga LSM-ja.
 
VMRO-DPMNE: E pamjaftueshme ndihma që u jepet qytetarëve
 
VMRO-DPMNE-ja opozitare e quan të pamjaftueshme ndihmën që u jepet qytetarëve me masat anti-krizë.
 
“Poenta kryesore është se Qeveria shpenzon dy miliardë euro për ndërtimin e korridoreve nëpërmjet kompanive të BDI-së dhe LSDM-së, harxhon miliona për kryerje në Rek Manastir dhe kompanitë dhe bizneset e pushtetit punojnë mirë, ndërsa për popullin japin nga një mijë dhe 500 denarë për të ndihmuar. Kjo blerje që ky pushtet e quan ndihmë nga 500 dhe 1,000 denarë nuk vlejnë asgjë kur inflacioni është dy shifrorë.”, - u shpreh Ivica Tomovski nga VMRO-DPMNE-ja. 
                                                           
Shporta sindikale për muajin tetor arrin në 46 mijë e 198 denarë. Ndërsa pakoja e re a masave anti-krizë është në vlerë prej 662 milion euro, të cilat u dedikohen kategorive të ndjeshme të qytetarëve, si nxënësve, studentëve dhe pensionistëve, por edhe kompanive. Masat do të vlejnë nga një dhjetori.  
 
GAZMEND REXHEPI