Maqedoni
Këshilli Ministrorë i OSBE-së, regjim i veçantë në rrugët e Shkupit
29.11.2023 15:39
Në kryeqendrën e vendit është vendosur regjim i veçantë i trafikut për shkak të mbajtjes së Këshillit Ministror të OSBE-së...

Në kryeqendrën e vendit është vendosur regjim i veçantë i trafikut për shkak të mbajtjes së Këshillit Ministror të OSBE-së, ku priten të arrijnë 76 delegacione me 1,000 pjesëmarrës. Por, derisa zgjat samiti i OSBE-së në Shkup, autoritetet shëndetësore janë të gatshme të sigurojnë shërbime shëndetësore për të gjithë qytetarët që kanë nevojë, por edhe pjesëmarrësve të huaj në Samit nëse paraqitet nevoja.
“Të gjitha institucionet publike shëndetësore në territorin e Shkupit pa pengesa do t’i japin shërbimet shëndetësore për popullatën dhe secili që ka nevojë të qaset deri te shërbimi mjekësor do të ketë qasje, sepse secili ka udhëzim me vete apo ndonjë raport mjekësor për të shkuar në kontroll.”, - deklaroi zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva.
Ministria e Shëndetësisë: Do të sigurojmë shërbime shëndetësore
Ekipet e ndihmës së shpejtë kanë marrë përforcime në automjete dhe ekipe mjekësore nga qytetet tjera të vendit.
“Janë dhënë rekomandime deri te të gjitha institucionet publike shëndetësore të ketë ekipe shtesë në dispozicion nëse rriten nevojat të cilat do të mund të përgjigjeshin në rritjen eventuale të dhënies së ndihmës shtesë shëndetësore, edhe sa i përket kuadrit, hapësirës dhe shërbimeve.”, - theksoi zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva.
Duke filluar nga ora 13:00 e së mërkurës deri në përfundim të Këshillit të Ministrave më 1 dhjetor, disa rrugë do të mbyllen herë pas here për qarkullim, si bulevardi “Ilinden” nga kryqëzimi me “Rr. Kliment Ohridski” deri te kryqëzimi me rrugën “Ljubljanska” dhe “8 Shtatori”, nga kryqëzimi me rrugën “Skupi” deri te kryqëzimi me bulevardin “Arradhat Partizane”. Nga MPB-ja thonë se në varësi të nevojave mund të mbyllen edhe rrugë të tjera dhe apelojnë qytetarët të kenë durim dhe të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë.
FITORE DEMOLLI
