Maqedoni
14-vjeçarja e zhdukur në Shkup, MPB: Vazhdojnë kërkimet
29.11.2023 16:15
Vazhdon për të tretën ditë me radhë kërkimi për 14-vjeçaren, Vanja Gjorçevska nga Shkupi...

Vazhdon për të tretën ditë me radhë kërkimi për 14-vjeçaren, Vanja Gjorçevska nga Shkupi, e cila u zhduk në rrugë për në shkollë, në lagjen Debar Mahallë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se kërkimet vazhdojnë gjatë gjithë kohës dhe se po hetohen të gjitha motivet dhe arsyet e mundshme. Dje policia e publikoi fotografinë e saj me një përshkrim në buletinin e personave të zhdukur, kurse fotografia e saj është shpërndarë edhe nëpër rrjetet sociale. Vanja u zhduk pardje rreth orës 07:20 në rrugën drejt shkollës.
Sinjali i fundit nga telefoni i saj është locuar në rrugën “Partizanska” përballë Sallës Universale. Në njoftimin e publikuar kërkohet ndihmë edhe nga qytetarët e pesë shteteve të rajonit, si Kosova, Shqipëria, Serbia, Bullgaria dhe Greqia, që të ndihmojnë në gjetjen e 14-vjeçares së zhdukur.
