Maqedoni
Parashikimi i motit
30.11.2023 08:41
Muaji nëntor do të mbyllet me një përmirësim të motit, ku do të mbizotërojnë kthjellimet me alternime vranësirash....

Muaji nëntor do të mbyllet me një përmirësim të motit, ku do të mbizotërojnë kthjellimet me alternime vranësirash.
Ndërkohë, gjatë pasdites, pritet të ketë shtim të vranësirave, që do të sjellin reshje të dobëta shiu.
Temperaturat do të variojnë nga -4°C në zonat malore, ndërsa maksimalja do të jetë gjatë ditës në zonat e ulëta, me 15°C.
Edhe në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me paraqitje të mjegullës. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 0°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 11°C.
