Maqedoni

Këshilli ministror i OSBE-së, me darkë joformale nis punimet samiti

29.11.2023 21:01

Fillloi këshilli i tridhjetë ministror i OSBE-së..

Fillloi këshilli i tridhjetë ministror i OSBE-së. Rreth 75 delegacione dhe afër 1000 pjesëmarrës kanë arritur në Shkup për të mbuluar këtë ngjarje të rëndësishme diplomatike dhe politike të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim. Në mbrëmje në MPJ arriti sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken  i cili në u prit nga drejtuesi i OSBE-së, Bujar Osmani. Blinken siguroi përkrhajen e fuqshme amerikane për RMV dhe gjithë aleatët e NATO -s. Vlerësuan lartë bashkëpunimin bilateral mes SHBA-së dhe RMV-së.
 
“Maqedonia është një aleate dhe partnere e fuqishme e SHBA-ve si dhe për aleatët e tjerë të NATO-s dhe këtë e shohim për çdo ditë. Duhet t’ua them mirënjohjen për udhëheqësinë me OSBE-në siç thatë një në kohë shumë të ngarkuar. Por ju keni tejkaluar edhe përkundër  shumë pengesave dhe e di se deshët ta vazhdoni kryesimin por jam i lumtur që Malta do ta merr timon. Fuqishëm ju mbështesim në integrimin tuaj, në përforcimin e insitucioneve demokratike dhe ju përkrahim në sjelljen e energjisë së diversifikimit  në rajon dhe më gjerë.”, tha sekretari amerikan Entoni Blinken. 
 
“Faleminderit që merrni pjesë në Këshillin ministror të OSBE-së me të cilën udhëheq RMV-ja që ndodhi të udhëheq në kohën e jashtzakonshme ku parimet bazike të organizatës u shkelën nga një vend anëtarë. Agresioni  rus mbi Ukrainën nuk ishte kosto e vuajtjes vetëm e Ukrainës por kërcënoi edhe ekzistimin e organizatës sonë.”, tha kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani.
 
Në Shkup ka arritur edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për Siguri dhe bashkëpunim, Borrell, i cili është pritur nga kryeminsitri Kovaçevski.
 
“Angazhimi juaj për të dërguar RMV-në në BE, hapat e juaja për reforma, janë diçka që ne në Bruksel i vlerësojmë. Shkuarja në rrugën evropaiane është diçka që duhet të jetë mbi interesat partiake. Kjo duhet t’i përfshijë të gjithë, dhe të gjithë duhet të bëjnë presion. Kjo i duhet shtetit. Që të pëparohet në negociata duhet bashkëpunim dhe t’i iket ndarjes politike dhe të dëgjohet BE-ja. Nëse doni të ecni përpara në BE duhet ta mbaroni procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe t’i bëni reformat.”, tha Josep Borrell, diplomat i lartë i BE-së.
 
“Ne të dy shumë qartë u dakorduam që integrimi ynë në BE duhet të vazhdojë tutje. Ky është një proces i filluar dhe nuk do të përfundojë derisa të bëhet anëtarësimi i plotë i RMV-së në BE sepse qytetarët tanë me të vërtetë e meritojnë një të ardhme me standart më të mirë… Qytetarët tanë nuk duan një status quo që kemi parë 11 vite përpara. Anëtarësimi në BE është qëllimi ynë dhe ne s’kemi alterantivë tjetër. A do të jemi aty së shpejti, varet pikërisht nga ne.”, tha kryeminstri, Dimitar Kovaçevski.
 
Nesër pritet të zgjidhet kryesuesi i radhës i OSBE-s. Me consensus mes diplomatëve është arritur dakrodim që me OSBE-në të udhëheq Malta, që pritet pritet konfirmimi nga minsitrat.  
 
NERMIN MULAKI