Maqedoni

Sot fillon Këshilli i 30-të Ministror i OSBE-së

30.11.2023 09:30

Në mbledhjen ministrore priten vendimet për zgjedhjen e kryetarit për vitin 2024, për të cilin në mbledhjen përgatitore të ambasadorëve të kësaj jave në Vjenë, u arrit konsensusi që të jetë Malta...

Këshilli i 30-të i OSBE-së fillon sot në Shkup. 76 delegacione nga shtetet anëtare dhe partnerë të organizatës do të marrin pjesë në ngjarjen më të madhe politiko-diplomatike që është zhvilluar në vend që nga pavarësia. Në mbledhjen ministrore priten vendimet për zgjedhjen e kryetarit për vitin 2024, për të cilin në mbledhjen përgatitore të ambasadorëve të kësaj jave në Vjenë u arrit konsensusi që të jetë Malta.
 
Është e nevojshme të vendoset për buxhetin, si dhe për emërimet për postet kyçe në institucionet e OSBE-së.