Botë

Kryediplomati izraelit: Pas pauzës do të vazhdojmë të luftojmë

30.11.2023 11:11

Ministri i Punëve të jashtme, Eli Cohen në Samitin e OSBE-së që po mbahet në Shkup...

Ministri i Punëve të Jashtme, Eli Cohen, në Samitin e OSBE-së që po mbahet në Shkup tha se fajtor për 7 tetorin është Hamasi. I pyetur se sa afër ose larg janë nga paqja, Cohen tha se do të vazhdojnë pauzën deri në lirimin e pengjeve, më pas do të vazhdojnë luftimet.

“Fajtor për 7 tetorin është Hamasi. Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri sa të sjellim në shtëpi të gjitha pengjet dhe deri sa të eliminojmë Hamasin. Bota duhet të bashkohet për lirimin e Gazës nga Hamas-Isis. Ne jemi të determinuar që të luftojmë organizatën terroriste dhe do ta bëjmë deri sa të lirojnë pengjet, ne do të vazhdojmë pauzën, por pas pauzës do të vazhdojmë luftimet.”, tha Cohen.