Maqedoni

Nisi punimet Këshilli Ministror i OSBE-së

30.11.2023 11:26

Këshilli i 30-të i OSBE-së filloi sot në Shkup....

Këshilli i 30-të i OSBE-së filloi sot në Shkup. 76 delegacione nga shtetet anëtare dhe partnerë të organizatës po marrin pjesë në ngjarjen më të madhe politiko-diplomatike që është zhvilluar në vend që nga pavarësia. Në mbledhjen përgatitore të ambasadorëve të këtë  jave në Vjenë u arrit konsensusi që kryesuesja e radhës me OSBE-në të jetë Malta.

Kryesuesi aktual me OSBE-në, Bujar Osmani, me fjalimin e tij sot hapi ngjarjen më të rëndësishme ndërkombëtare-politike në historinë e Maqedonisë së Veriut. Fjalim hyrës pati edhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. 
 
Kovaçevski: Ukraina meriton paqe, lufta duhet të ndërpritet 
 
“Populli i Ukrainës meriton paqë dhe lufta duhet të ndërpritet. Arritja e paqes që qëndrueshme mbetet imperativ. Kjo luftë vazhdon ti rrënojë edhe themelet e OSBE së. Për kët shkak si çështje kryesore të sigurisë së rajonit dhe priorite qendor për kryesimin tonë ësht dhe do të jetë sigurimi i përkrahjes për Ukrainën dhe popullit të saj perms dimensioneve të OSBE-SË.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Osmani: Jemi angazhuar për konfliktin në Ukrainë
 
“Agresioni rus kundër Ukrainës shkeli rregullat e kësaj organizate dhe shkeli sigurinë evropiane dhe njerëzore, dialogun ua shkatërroi jetën e njerëzve që duan të jetojnë të lirë dhe pa frikë nga lufta.  Edhe për kundër kësaj ne mbetëm të vendosur për të shërbyer si mbrojtës të vlerave të OSBE-së dhe shumica e shteteve anëtare shmangën defetizmin  dhe paraqitën sfida për ekzistencën e OSBE-së. OSBE-ja mbeti e vendosur kundër të gjitha sfidave dhe vazhdon të punojë dhe organizojë të gjitha aktivitetet dhe të vazhdojë misionin kundër të gjitha sfidave. Disa misione vazhdojnë të ndihmojnë në rajone, dhe ne jemi angazhuar në mënyrë aktive në të gjitha rajonet, përballë konflikteve të rënda në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Ne duhet të forcojmë OSBE-në për të ardhmen. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë zgjidhje për këto sfida kritike dhe më vjen mirë që kemi gjetur një pasardhës për vitin 2024.”, tha kryesuesi i OSBE-së Bujar Osmani.