Maqedoni

Kovaçevski: Nuk do të kem takim me Lavrovin

30.11.2023 11:35

Para takimit ministror të OSBE-së, kryeministri, Dimitar Kovaçevski, tha se nuk do të takohet me Lavrovin. ...

Para takimit ministror të OSBE-së, kryeministri, Dimitar Kovaçevski, tha se nuk do të takohet me Lavrovin. 
 
Sipas tij, çdo vend në mënyrën e vet dërgon një mesazh për agresionin e pajustifikuar kundër Ukrainës, disa me mungesë, të tjerët me pikëpamje të shprehura qartë. 
 
“Nuk ishte fitore diplomatike e Rusisë me atë që ishte vënë në pikëpyetje funksionimi i OSBE-së, me këtë OSBE do të vazhdojë të funksonojë dhe do të vazhdojë të jetë garantuese e zhvillimit të proceseve demokratike dhe paqësore në Evropë... Nuk do të kem takim me Llavrovin.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Ndërkohë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Eli Kohen në Samitin e OSBE-së që po mbahet në Shkup tha se fajtor për 7 tetorin është Hamasi. I pyetur se sa afër ose larg janë nga paqja, Vohen tha se do të vazhdojnë pauzën deri në lirimin e pengjeve, më pas do të vazhdojnë luftimet. 
 
Në margjinat e Këshillit Ministror të OSBE-së, Osmani do të zhvillojë edhe disa takime bilaterale.