Botë

Zjarri djeg hostelin, humbin jetën 13 pacientë

30.11.2023 12:02

Një tragjedi e vërtetë është regjistruar në Kazakistan...

Një tragjedi e vërtetë është regjistruar në Kazakistan, ku 13 pacientë humbën jetën, si pasojë e një zjarri të fuqishëm që përfshiu një hostel.
 
Ngjarja u regjistrua në qytetin e Almatit, ku flakët përfshinë ndërtesën 3-katëshe, një pjesë e së cilës shërbente si bujtinë për turistë vendas dhe të huaj.
 
Forcat e zjarrfikëses ndërhynë me shpejtësi për të evakuuar personat e tjerë në ndërtesë, ku gjetën dhe 13 trupat e pajetë të intoksikuar nga tymi.
 
Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, teksa autoritetet kanë nisur hetimet.