Botë

Lavrov akuza OSBE: Jeni bërë vegël e BE-së

30.11.2023 14:06

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, në fjalimin e tij në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup...

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, në fjalimin e tij në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup, ka akuzuar rëndë këtë organizatë duke thënë se është bërë vegël e BE-së.
 
Lavrov tha po ashtu se është faji i OSBE-së që sipas tij e kanë sjellë këtë ndasi në OSBE.
 
“Është faji juaj që keni sjellë këtë ndasi të OSBE-së, vetë iniciatorët e kësaj ideje janë duke e vrarë OSBE-në. Ka qenë tradicionale që ne të mbanim fjalime pozitive, por kjo nuk po ndodhë më, sepse OSBE-ja është bërë vegël e BE-së”, tha ai.
 
Pjesëmarrja e Rusisë në samitin e OSBE ka shkaktuar debate e reagime të shumta me disa që pretendojnë se ajo po përfiton dhe forcon pozitën e saj në skenën ndërkombëtare, përkundër luftës të paprovokuar të Ukrainës. Ukraina dhe shtetet baltike në shenjë pakënaqësie e kanë bojkotuar samitin.