Struga dhe Shkëdija nuk gabojnë

30.11.2023 14:13

Skuadrat elitare të futbollit vendor kanë kompletuar javën e 16-të, të këtij sezoni....

Skuadrat elitare të futbollit vendor kanë kompletuar javën e 16-të, të këtij sezoni. Kampionia në fuqi, Struga, mposhti në udhëtim Vardarin, me rezultatin 3:1. Vangjel Zguro nga penalltia në minutën e gjashtë, Hadis Tairi dy minuta më vonë dhe Bassirou Compaore në minutën e 62-të, i shënuan golat e fitores për struganët. Shkëndija fitoi 2:0 në shtëpi kundër Rabotniçkit.
 
Skuadra tetovare triumfoi falë golave të Adenis Shalës në minutën e 59-të dhe të Eraldo Cinarit në minutën e dytë të kohës shtesë. Gostivari dhe Shkupi (loja u zhvillua në Strumicë) u ndanë baras, pa gola, kurse Voska Sport u mposht në shtëpi ndaj Tikveshit. Shkupi dhe Shkëndija prijnë në tabelë me nga 32 pikë, dy më shumë se Struga e vendit të tretë. Gostivari është i shtati me 20 pikë, ndërsa Voska Sport ka 16 pikë në vendin e 11-të.