PSV eliminon Sevillan
30.11.2023 14:14
Sevilla i thotë lamtumirë Champions League: nga 2-0 në 2-3 me PSV-në, falë dhe kartonit të kuq për Ocampos....

Sevilla i thotë lamtumirë Champions League: nga 2-0 në 2-3 me PSV-në, falë dhe kartonit të kuq për Ocampos. Spanjollët arritën të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 24-ët me anë të Ramos, ndërsa në minutën e 39-të panë të anullohet goli i Soë nga VAR.
Në fillimin e pjesës së dytë ishte En-Nesyri që dyfishoi. Situata ndryshoi në minutën e 66-të me kartonin e dyfishtë të verdhë për Ocampos. Holandezët bënë reagimin e duhur duke shënuar tri herë. Saibari 68, Gudelj(autogol) 81’ dhe Pepi 90’+2 përmbysën gjithçka: nga 2-0 në 2-3.
