Haaland, me rekord të ri
30.11.2023 14:16
Erling Haaland vazhdon të thyejë rekord pas rekord....

Erling Haaland vazhdon të thyejë rekord pas rekord. Me golin e shënuar ndaj Leipzig-ut, sulmuesi norvegjez u bë lojtari më i ri (23 vjeç e 4 muaj) dhe më i shpejti (vetëm 35 ndeshje) që ka shënuar 40 gola në Champions League.
Pas tij është ish-sulmuesi holandez Ruud Van Nistelrooy, i cili luajti 45 ndeshje, dhe vendi i tretë për Kylian Mbappé. Jashtë Top 10 është Cristiano Ronaldo, rekordmeni absolut i golave në kompeticionin më të rëndësishëm evropian në rang klubesh.
