Real Madridi shënon edhe fitoren e pestë
30.11.2023 14:22
Real Madridi ka vazhduar me fitore në fazën grupore të Championsit....

Real Madridi ka vazhduar me fitore në fazën grupore të Championsit. Të mërkurën mbrëma skuadra madrilene fitoi 4:2 ndaj kampionit të Italisë, Napolit. Giovanni Simeone kaloi Napolin në epërsi që në minutën e nëntë. Menjëherë në minutën e 12-të, Rodrygo barazoi rezultatin në 1:1. Jude Bellingham kaloi në epërsi Real Madridin në minutën e 22-të, por Andre-Frank Zambo Anguissa barazoi në 2:2 në minutën e 47-të.
Golin e tretë për Real Madridin e shënoi Nico Paz në minutën e 84-t, falë edhe ndërhyrjes së dobët të portierit të Napolit. Fare në fund, në minutën e 94-t, Joselu shënoi për 4:2. Ai realizoi me asistim të Jude Bellingham. Amir Rrahmani kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes së Napolit, ndërsa shkupjani Elif Elmas në lojë u inkuadrua në minutën e 65 të ndeshjes. Reali udhëheq në Grupin C me 15 pikë. Napoli është i dyti me shtatë pikë, ndërsa Braga renditet e treta me katër pikë. Union Berlini i ka dy pikë. Më 12 dhjetor, Napoli takohet me Bragën, ndërsa Union Berlini e pret Real Madridin.
