Milimetrat anuluan golin e Galatasaray
30.11.2023 14:28
Galatasaray dhe Manchester Unitedi, mbrëmjen e kaluar zhvilluan...

Galatasaray dhe Manchester Unitedi, mbrëmjen e kaluar zhvilluan një ndeshje dramatike në Stamboll. Ishte kjo ndeshja e vlefshme për javën e pestë të Grupit Am të Ligës së Kampionëve. Të dyja skuadrat kishin rastet e tyre për tju gëzuar fitores, porn ë fund ajo përfundoi në paqë me barazimin 3:3.
Në minutën e 43-të, Galatasarayt iu anulua një gol që tani më ka bërë bujë edhe në rrjetet sociale. Icardi vendosi topin në portën e Andre Onanas. Por, ai u anulua pas rishikimit të sistemit VAR. Shpatulla e Icardit ishte fare pak më e avancuar se mbrojtësi i Manchester Unitedit.
