Silvinjo: Pas Evropianit, edhe Botërorin

30.11.2023 14:38

Trajneri i kombëtares shqiptare, braziliani Silvinjo ka dhënë një intervistë për median italiane...

Trajneri i kombëtares shqiptare, braziliani Silvinjo ka dhënë një intervistë për median italiane “Cronache di spogliatoio” duke treguar rrugëtimin e skuadrës si dhe objektivat për të ardhmen. 
 
“Duhet të mësohemi të luajmë në Europian, duhet të kualifikohemi edhe në Kupën e Botës, pastaj të shkojmë sërish në Europian. Nuk mund të ndalemi me kaq, nuk mund të mendojmë vetëm për kualifikimin në grupet e Europianit. Mund të kualifikohemi dhe të shkojmë në raundin e 1/16-ve e më pas në çerekfinale, është shumë gjë e mirë, në fakt është e bukur. Por për mendimin tim ka më shumë rëndësi projekti për të ardhmen. Duhet të rritemi më shumë dhe të mësohemi që të shkojmë sërish në Europian dhe në edicionin e radhës të kualifikohemi në Kupën e Botës”.