Maqedoni
Takimi i liderëve, VMRO-DPMNE-ja pranon takimin e liderëve
30.11.2023 15:15
Për VMRO-DPMNE-në është e pranueshme që takimi i liderëve të mbahet të hënën...

Për VMRO-DPMNE-në është e pranueshme që takimi i liderëve të mbahet të hënën edhe pse nuk kanë marrë ftesë zyrtare. Vërejtjet e tyre i adresohen kryeministrit, Kovaçevski, që sipas tyre ftesën për takim e ka bërë përmes mediave. VMRO-DPMNE-ja këmbëngul të mos ketë kryeministër teknik nga radhët e BDI-së.
“Nga mediat mësuam se kryeministri Kovaçevski ka caktuar takim të liderëve për ditën e hënë e që ka lidhje me zgjedhjet. Komunikimi i tillë përmes mediave për çështje aq të rëndësishme është zgjedhja e tij. Takimi i liderëve gjithsesi se është e pranueshme për ditën e hënë për të cilën ne presim që të bisedohet përfundimisht për precizimin e datës së zgjedhjeve, pranimin e vërejtjeve të OSBE-ODIHR-it, si dhe për ofertën për anulimin e qeverisë teknike si zëvendësim të asaj që të mos ketë kryeministër teknik nga BDI-ja. Pasi vendosi për kombinime përmes mediave e lusim që takimi të jetë pas orës 11:00 të hënën, sepse kryetari i VMRO-DPMNE-së ka orë me studentë si profesorë në fakultetin e Makinerisë.”, - deklaroi Marija Miteva nga VMRO-DPMNE-ja.
LSDM: Takimi, të hënën në ora 12:00
Nga LSDM-ja konfirmojnë takimin, duke harmonizuar me kërkesat e VMRO-DPMNE-së.
“Na vjen keq që do të na duhet t’ia prishim agjendën Hristian Mickoskit, i cili mesa duket, siç pohojnë nga DPMNE-ja e tij, punon vetëm dy orë gjatë ditës, nga ora 09:00-11:00. Takimi, të hënën më 4 dhjetor të vitit 2023 do të jetë në ora 12:00.”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Është paralajmëruar se në takim do të diskutohet për eurointegrimin e vendit në BE, për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, parlamentare dhe për Kodin Zgjedhor.
FLORIJE KAMBERI
