Maqedoni

TAV Maqedoni, me gjithë rritjen e aterrimeve nuk pati probleme

30.11.2023 18:11

Mbajtja e Samitit të NATO-s në Shkup ka shtuar fluturimet në aeroportin e Shkupit...

Mbajtja e Samitit të NATO-s në Shkup ka shtuar fluturimet në aeroportin e Shkupit, i cili në masë të madhe ka pritur delegacionet e të gjitha shteteve pjesëmarrëse kanë bërë të ditur se edhe përkundër fluksit të madh të fluturimeve, nuk janë shënuara vonesa si në aterrimin e aeroplanëve, ashtu edhe në fluturimet që janë realizuar nga Shkupi. 
 
Sipas TAV Maqedoni, në fillim të kësaj kompania kishte informuar publikun se trafiku ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit në ditët 29, 30 nëntor dhe 1 dhjetor, do të jetë i rregullt dhe sipas orarit të fluturimit, prandaj edhe nuk janë vërejtur probleme. Por, nga Aeroporti i Shkupit përshëndetën edhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që ka qenë me institucionet tjera shtetërore.  
 
“Të gjitha fluturimet e planifikuara, ngritjet-uljet, për këto ditë janë realizuar deri më tani dhe nuk ka pasur fluturime të vonuara, të anuluara apo devijuara, ndaj nuk ka pasur pengesa që qytetarët të realizojnë udhëtimin e tyre. Ne paraprakisht kishim apeluar dhe rekomanduam udhëtarët që të respektojnë udhëzimet dhe njoftimet e MPB-së lidhur me regjimin e komunikacionit në qytetin e Shkupit, në mënyrë që të mund të arrijnë në aeroport në kohë dhe të kenë kohë të mjaftueshme për të kryer të gjitha procedurat e nevojshme të aeroportit përpara fluturimeve të tyre. Por këtu ka ndikuar edhe bashkëpunimi ndërmjet operatorit të aeroportit dhe autoriteteve dhe institucioneve shtetërore, i cili ka qenë gjithmonë në nivelin më të lartë.”, thanë nga TAV Maqedoni. 
 
Nga TAV Maqedonia për TVM2 kanë shtuar se ngjarje të tilla si Takimi aktual Ministror i OSBE-së dhe organizimi i tij, kërkojnë aktivitete të shumta dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm ndërmjet palëve të interesuara, si dhe ndjekje të protokolleve strikte.
 
Operacionet e aeroportit sipas kompanisë në fjalë kërkojnë ndjekjen dhe respektimin e rregullave dhe procedurave strikte të parapara nga OSBE-ja, e cila është një privilegj që dëshmon aftësitë dhe kapacitetet e kompanisë për t'u përgjigjur ngjarjeve të tilla të rëndësishme globale.
 
Sipas statistikave të kompanisë, përveç fluturimeve të rregullta sipas orarit të fluturimeve të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, më 29 nëntor ka pasur 13 mbërritje dhe 9 nisje shtesë.
 
FITIM KRYEZIU