Maqedoni
Parashikimi i motit
01.12.2023 08:43
Për këtë fillim muaji, dita do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta

Për këtë fillim muaji, dita do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit, do ketë kushte për paraqitje të mjegullës në disa lugina. Orët e pasdites dhe në vijim do të kenë shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër duke bërë që nata vonë të sjellë rrebeshe të përkohshme shiu si fillim në zonat veriore dhe veriperëndimore dhe gradualisht në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita do të sjellë 0 gradë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 17°C.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në mëngjes me vranësira të ulëta. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 4°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 14°C.
