Botë

Tiranë, opozita protestoi para kuvendit

19.03.2015 18:20

Ka dështuar protesta e sotme e opozitës para parlamentit. Edhe pse demokratët lajmëruan dje se do të bllokonin hyrjen e parlamentit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur...

Protesta ka qenë e qetë dhe ka zgjatur pak minuta. Pas saj opozita u bë pjesë e seancës plenare, ku mungonte kreu i kuvendit, Meta, për shkak se ndodhet në një vizitë zyrtare në Zvicër.
 
Në emër të opozitës foli deputeti, Eduard Halimi, duke këmbëngulur për largimin e Metës.
 
Por, akuzave të Halimit iu përgjigj deputeti tjetër socialist, Taulant Balla, sipas të cilit, partia demokratike nuk mund të bëjë moral, pasi dy kryetarët e saj, Berisha dhe Basha, janë përgjegjës për shumë vepra kriminale.
 
Meta akuzohet nga deputeti socialist, Tom Doshi, se ka porositur vrasjen e tij, ndërsa prokuroria po kryen hetime për këto akuza.
 
LULJETA NDOKA