Maqedoni

Këshilli Ministror i OSBE-së në Shkup, sot priten vendimet kyçe

01.12.2023 10:34

Sot përfundon takimi ministror i OSBE-së i mbajtur në Shkup....

Sot përfundon takimi ministror i OSBE-së i mbajtur në Shkup. Sipas rendit të ditës, sot do të mbahet seanca plenare përfundimtare, e më pas do të mbahet konferenca përfundimtare për media me kryesuesin, ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani,  dhe me përfaqësuesin e Maltës, i cili është kryesuesi  i radhës i Organizatës dhe sekretares  së  Përgjithshme të  OSBE-së, Shmid. 

 
Osmani: Bota mund të bëhet vend më i mirë për të jetuar
 
“Fuqishëm besoj se këto bisedime e bëjnë ndryshimin, besoj se nëse ka vullnet ka edhe mundësi që bota të bëhet vend më i mirë për të jetuar. Hap i rëndësishëm drejtë këtij qëllimi është zhvillimi i diskutimeve të hapura për sfidat me të cilat përballemi. Ky këshill ministrorë u dëshmua si platformë e vërtetë për këtë qëllim, për fat të keq qëllimi ynë për rajon të sigurt të OSBE-së ende nuk është arritur. Edhe përkundër konsensusit global për ta dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës, lufta po e merr tatimin e sajë. Jemi dëshmitarë të sulmeve ndaj infrastrukturës civile, viktima në njerëz dhe vuajtje. Krimet dhe dhuna patjetër vazhdimisht të dënohen.”, tha ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.