Maqedoni

Lavrovi nga Këshilli Ministror i OSBE-së: Unë jam këtu, Blinkeni shmangu Këshillin

01.12.2023 11:14

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, në press konferencën e sotme...

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, në press konferencën e sotme potencoi se ai ka arritur, por të tjerët e kanë shmangur samitin të mos takohen me të. Menjëherë pas përfundimit të konferencës për media, Lavrovi do të largohet nga Shkupi dhe nuk do të marrë pjesë në seancën përfundimtare plenare ku do të merren vendimet kyçe për të ardhmen e OSBE-së.  

“Blinkeni e shmangu Këshillin Ministror dhe unë jam këtu, nuk e pashë këtu, por Zakharova më tregoi dy fotografi të ndryshme në gazetat maqedonase. E para, nga mbrëmë kur të gjithë erdhën në darkë, ata bënë një foto me Blinkenin dhe e bënë për të thënë se të gjithë erdhën, përveç Lavrovit. Që dje, që nga seanca e mëngjesit që isha, në foto nuk kishte asnjë ministër ukrainas, asnjë ministër polak, Ata janë frikacakë, kishin frikë të flisnin këtu para të gjithëve. Kanë kaluar dy vite nga kjo luftë dhe kemi parë që askush nuk ka pasur argumente për luftën. Sa i përket takimit të tretë ministror të OSBE-së ne kemi parë se ky përvjetor nuk ka arsye se pse të festohet. Ne kemi parë rënie të gjithçkaje që është  krijuar dhe themeluar nga OSBE-ja, kemi parë degradim të të gjitha sferave të tre dimensioneve të sigurisë, politike, ekonomike, humanitare dhe të drejtave të njeriut. Unë nuk do të ofroj shembuj konkret, por dëshmi se kolegët tanë perëndimor apo 95 për qind prej fjalimeve të tyre, ne pamë degradim. Kishte vetëm disa zëra që na rikujtuan se kjo organizatë është themeluar për bashkëpunim. Në sferën ekonomike, gjithçka u shkatërrua nga sanksionet e BE-së dhe ShBA-së, pa përmendur të drejtat e njeriut. Për Ukrainën, nuk pati asnjë reagim nga Perëndimi gjatë zbatimit të operacionit ushtarak kundër rusëve në Donbas që nga viti 2014, e as sanksione nga perëndimi, derisa Ukraina nuk e njihte Krimenë dhe Donbasin. Liderët e Perëndimit shpërfillin parimet themelore të organizatës së OSBE-së. Kryesuesi me OSBE-në, Bujar Osmani, promovoi një slogan shumë të mirë, bëhet fjalë për njerëzit, por dje gjatë drekës së punës u thashë kolegëve të mi, besoj se bëhet fjalë për njerëzit, por për të gjithë njerëzit nga vendet e OSBE-së. Ata shqetësohen vetëm për njerëzit për të cilët kanë interes. Të jem i sinqertë, jam i vetëdijshëm për rezultatin e kësaj lufte të vogël, samiti është për një grup të caktuar njerëzish, jo për të gjithë qytetarët.”, - u shpreh ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergej Lavrov.