Maqedoni

Sot starton tarifa e lirë e rrymës, KRRE: Përfitojnë 170 mijë amvisëri

01.12.2023 11:37

Sot rikthehet tarifa e lirë ditore për energjinë elektrike....

Ky vendim është marrë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës. Tarifa e lirë do të vlejë nga ora 13:00 deri në 15:00 dhe do të jetë në dispozicion për rreth 170 mijë konsumatorë që kanë orëmatës digjital dhe ata që kanë qasje të papenguar në njehsorët EVN.
 
Të gjithë të tjerët do ta kenë këtë mundësi deri në fund të muajit, pasi ekipet e EVN-së do t’i konfigurojnë orëmatësit, njoftojnë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës. Sipas KRRE-së, vendimi për rikthimin e tarifës së lirë ditore konsiderohet si një masë domethënëse në kuadër të sfidave ekonomike dhe energjetike, me të cilat përballet vendi.