Liverpool, Marseille, Roma dhe Villarreal shkojnë tutje

01.12.2023 13:37

Skuadra e Brighton, Sporting, Freiburg, West Ham, Rennes, Liverpool, Marseille, Toulouse, Slavia Pragë, Roma dhe Villareala...

Skuadra e Brighton, Sporting, Freiburg, West Ham, Rennes, Liverpool, Marseille, Toulouse, Slavia Pragë, Roma dhe Villareala, pa ndeshjeve të javës së pestë të Ligës së Evropës kanë kaluar tutje.
 
Të enjten mbrëma, Leverkuseni fitoi edhe në udhëtim ndaj Hackenit suedez 2:0, në ndeshjen e pestë të Grupit H të Ligës së Evropës. Humbjen e fundit, Leverkuseni në ndeshje zyrtare e ka pësuar më 27 maj të këtij viti. Granit Xhaka ishte në bankën rezervë në këtë ndeshje. Leverkuseni e ka siguruar kalimin tutje me 15 pikë nga pesë ndeshje. Hackeni mbetet pa pikë.
 
Marseille ka mposhtur në një ndeshje të jashtëzakonshme Ajaxin me shifrat 4-3. Sfida ka qenë tepër emocionuese dhe me intensitet tepër të lartë. Marseille siguron kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt, ndërsa Ajax shpreson në ndeshjen e fundit të futet në Conference League.
 
Liverpool ka fituar në “Anfield” 4-0 ndaj LASK, me anglezët që sigurojnë kalimin në fazën tjetër jashtë grupeve. Roma ka ngecur në transfertë ndaj Servette me rezultatin 1-1, por italianët kalojnë në fazën tjetër.