Java e 17-të e LP në futboll nis të shtunën

01.12.2023 13:41

Java e 17-të, e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll...

Java e 17-të, e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll, nis të shtunë me derbin lokal. Makedonija Gj.P pret  “fenerxhiun” Vardarin. Këtë përbalje do të mund ta ndiqni në transmetim direkt në TVM2.
Ndërkohë, pesë ndeshjet tjera  të kësaj jave të parafundit për sezonin vjeshtor luhen të dielën. 
 
Kryesuesi renditjes Shkupi e pret Shkëdijën e Tetovës. Ky derbi të dielën do të transmetohet në TVM2.Ndeshja do të luhet në lagjen Çair në Shkup. Kampioni në fuqi i Maqedonisë, Struga në Kavadarë do të përballet me Tikveshin. Sileksi do të përballet me Gostivarin. Voska Sport do të udhëtojë për në Shtip, ku do të përballet me Bregallnicën.Të gjitha ndeshjet luhen nga ora 13:00.
 
LPFM – JAVA E XVII
  • Makedonija Gj.P (TVM2) Vardari
E dielë
  • Shkupi (TVM2) Shkëndija
  • Sileksi – Gostivari
  • Rabotniçki – Brera
  • Tikveshi – Struga TL
  • Bregallnica – Voska Sport