Maqedonia dhe Kosova ngjiten në renditjen e FIFA-s

01.12.2023 13:44

Pas diçka më shumë se 1 jave, që prej përfundimit të përballjeve të Kombëtareve...

Pas diçka më shumë se 1 jave, që prej përfundimit të përballjeve të Kombëtareve, që ishin programuar për t’u luajtur në mujani nëntor, organi më i lartë i futbollit, në botë, FIFA ka publikuar listën e përditësuar. Paraqitja e mirë  në ndeshjen me Anglinë dhe një pikë e marë në dy ndeshjet kualifikuese për Euro2024 me Italinë humbje  5:2 dhe barazimin në Shkup 1:1 me Anglinë, kanë bërë që përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, të fitojë 1 pozicion në renditjen e FIFA-s për muajin nëntor. Maqedonia me 3.76 pikë të fituara në krahasim me muajin e kaluar tani mban pozitën e 65-të.
Përsa i përket kombëtares shqiptare, dy barazimet ndaj Moldavisë e Ishujve Faroe i kanë kushtuar shumë, duke u pozicionuar tashmë në vendin 62-të të renditjes ose e thënë ndryshme ka humbur 3 pozicione në tabelë, që nga përditësimi i fundit. Në krahasim me tetorin  Shqipëria në renditjen e re ka humbur 14.14 pikë.
 
Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar suksesin më të madh në renditjen e FIFA-s që nga anëtarësimi në familjen e futbollit botëror në vitin 2016. Pas tri ndeshjeve të zhvilluara në muajin nëntor, ku morën  4 nga 9 pikët e mundshme “Dardanët” kanë arritur të pozicionohen në pozitën e 101-të, që është renditja më e mirë në FIFA ndonjëherë. Kosova në tetor ishte në pozitën e 105-të.
 
Ndryshe në kreun e renditjes mbetet Argjentina, e ndjekur nga Franca, ndërsa Anglia doli në pozitën e tretë, Belgjika e katarta, përderisa Brazili ka zbritur në pozitën e pestë. FIFA, renditjen e ardhshme duhet ta publikojë me 21 dhjetor.