Çikago e mund Milvokin në vazhdime

01.12.2023 13:49

Skuadra e Milëauke, e cila është një nga më të mirat e NBA-së...

Skuadra e Milëauke, e cila është një nga më të mirat e NBA-së, mbrëmjen e kaluar në terre vendas janë mundur nga Çikagoja edhe atë pas minutave shtesë. Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje ishte 120-113. Në këtë mënyrë  Çikago i ka dhën fund serisë prej pesë humbjeve me radhë.
 
Skuadra e  Detroit e cila është në përpjestimin 2-17, e ka pësuar edhe humbjen e 16 me radhë. New York si vendas ishte më i mirë se Detroit të cilin e mundi me 118-112. Më i spikatur ishte Jalen Brunson, që shënoi 42 pikë. Shum pranë kufirit të shënimit të 300 pikëve, ishin basketbollistët që luajtën në ndeshjen San Antonio – Atlanta. Mysafirët nga Atlanta, iu gëzuan ftiores me rezultatin 137-135. 
 
Pikëshuesi i parë i ndeshjes ishte  mysafiri Trae Young, që shënoi 45 pikë dhe kishte plus 14 asistime. Po thuajshe një precizitet identic kishin basketbollistët e ndeshjes Miami - Indiana, në të cilin fitimtar dolën vendasit me rezultatin 142-132. Me plot 18  shënime nga goditjet e lira të Jimmy Butler të Miami, që mbylli takimin me 36 pikë. Në anën tjetër dominoi Tyres Haliburton që shënoi 44 pikë dhe 10 asistime. Fitore të lartë me 133:110 shënoi skuadra e Oklahoma City, e cila në parket vendas e mundi Los Angeles Lakers.