Për Jasir Asanin mbërrijnë dy oferta… japoneze

01.12.2023 13:51

Jasir Asani është emri më i nxehtë i merkatos së legjionarëve të Kombëtares....

Jasir Asani është emri më i nxehtë i merkatos së legjionarëve të Kombëtares. Sulmuesi kuqezi shkëlqeu me fanellën e Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2024 dhe ka zgjuar interesin e shumë skuadrave të cilat kërkojnë magjinë që prodhon këmba e tij e majtë. Anësori ka edhe dy vite kontratë me Gëangju në Korenë e Jugut dhe largimi do të bëhet vetëm kundrejt pagesës që raprotohet të jetë rreth 1 milionë euro.
 
Interesi është i fortë në La Liga e Bundesliga me spanjollët e Las Palmas që kanë emrin e ishit të Partizanit në listën e blerjeve. Por, së fundmi në tryezën e Gëangju kanë mbërritur dy oferta nga skuadrat japoneze, Kaëasaki dhe Cerezo Osaka, raportojnë mediet japoneze. Mbetet të shihet e ardhmja e 28-vjeçarit, por dëshira e tij është gjithmonë rikthimi në Europë.