Maqedoni
Shkup, përfundoi takimi i Këshillit Ministror të OSBE-së
01.12.2023 18:05
Shpëtimi i OSBE-së vjen nga konsensusi i 57 vendeve anëtare...

Shpëtimi i OSBE-së vjen nga konsensusi i 57 vendeve anëtare, që njëzëri konfirmuan udhëheqësin e radhës. Kryesuesi i OSBE-së, Osmani, shpreson se në vitin 2024 do të përforcohet organizata, do të ndërpriten konfliktet dhe do të punohet për avancimin e të drejtave të njeriut.
“Agresioni rus ndaj Ukrainës ka shkelur në mënyrë flagrante parimet bazike dhe angazhimet e organizatës, arkitekturën e sigurisë evropiane, por edhe ka sfiduar ekzistimin e organizatës. Jemi dëshmitarë të luftës kundër Ukrainës, sulmit në kontinuitet të multilaterizmit, rendin e bazuar në rregulla. Shpresoj se viti 2024 do t'i hap rrugën dialogut substancial, fundit të konflikt të Ukrainës dhe do të rikthejë paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin në arenën e OSBE-së e më gjerë.”, - deklaroi kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani.
Udhëheqësia e ardhshme, Malta, do të vazhdojë të punojë mbi principet e organizatës. Përqendrimi mbeti në konfliktin e Ukrainës.
“Vota e unanimitetit të 57 vendeve anëtare është testament ynë për të vazhduar me përforcimin e organizatës. Edhe përkundër sfidave aktuale jemi të sigurt se mbetet e fortë. Organizata është formuar mbi principe dhe parime, është platformë inkluzive për dialog efektiv. E kemi patjetër të fokusohemi në përfundimin e luftës dhe konfliktit. Agresioni rus mbi Ukrainën medoemos të ndalet.”, - theksoi ministri i Jashtëm i Maltës, Jan Borg.
“Ishte një rrugëtim i vështirë, por ju e përfunduat me sukses, sepse vendimet e miratuara në këtë samit nga vendet pjesëmarrëse në Shkup do t'i mundësojnë OSBE-së të vazhdojë me punë, të vazhdojë të mbështesë stabilitetin, sigurinë, të drejtat e njerëzve dhe të drejtat fundamentale në renën e OSBE-së. Jam gati ta marr të luaj pjesën time së bashku me kolegët e mi nga tre institucionet.”, - u shpreh sekretarja e përgjithshme e OSBE-së, Helga Shmid.
Për vendimet e Këshillit Ministror të OSBE-së janë marrë në konsideratë të gjitha vendet anëtare dhe nuk ka pasur sforcim, u deklarua në konferencën përmbyllëse të samitit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim, të mbajtur në Shkup.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
