Botë

Netanyahu zbut qëndrimin ndaj shtetit palestinez

20.03.2015 14:53

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mohuar se ka braktisur angazhimin e tij për krijimin e shtetit palestinez...

Në një intervistë për një televizion amerikan, Netanyahu ka thënë se do zgjidhje me dy shtete, por ka shtuar se “rrethanat duhet të ndryshojnë”.

Si pika bllokimi ai ka përmendur refuzimin e presidentit të autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, për të njohur Izraelin si shtet hebre dhe vendimin e tij për të hyrë në një qeveri të unitetit me grupin militant të Hamasit.

Netanyahu, ka fituar zgjedhjet e 17 marsit në Izrael.