Maqedoni

Kovaçevski: Me masat antikrizë, mbrohet standardi i pensionistëve

01.12.2023 20:41

Me paketën e nëntë antikrizë, qeveria parashikoi masa edhe për pensionistët...

Me paketën e nëntë antikrizë, qeveria parashikoi masa edhe për pensionistët me të ardhurat më të ulëta në vlerë prej 35 milionë euro, tha kryeministri Kovaçevski në takim me përfaqësues të shoqatave të pensionistëve.
 
Nga Lidhja e shoqatave të pensionistëve thonë se masat kundër krizës tregojnë përgjegjësi serioze dhe respekt për popullsinë më të vjetër në vend dhe shpresojnë që pas skadimit të masave, Qeveria të punojë më shumë për të pranuar propozimet e tyre. 
 
“Тë gjitha ato propozime i janë dhënë grupit të punës dhe tregojnë se sistemi i pensioneve dhe pensionistët po bëjnë thirrje për ndryshim dhe punë sepse sistemi i pensioneve është problem, pra një fushë ku gjithçka që ndodh rreth nesh ka pasoja në sistemin e pensioneve”, u shpreh kryetarja e lidhjes së shoqatаve të pensionistëve Stanka Trajkova.
 
“Për mendimin tim, një paketë masash kundër krizës që u drejtohet ekskluzivisht atyre që janë nga kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, atyre që kanë të ardhura më të ulëta, është në mënyrë që të gjithë të përballen me këtë krizë në mënyrë më të lehtë. Kërkesa do të ketë gjithmonë, por të gjitha ato kërkesa duhet t'i shqyrtojmë brenda mundësive të fondit të sigurimit pensional”, theksoi kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.