Infrastruktura në Tetovë, qytetarët ankohen për zvarritjen e punimeve
Punimet në rrugën “Vëllezërit Milladinov” në Tetovë....

Punimet në rrugën “Vëllezërit Milladinov” në Tetovë po vazhdon me një intensitet të ulët thonë banorët. Kalimi nepër këtë rrugë është shumë i veshtirë plot baltë e gropa thotë një qytetar.
Ndërkohë një tjetër i anketuar nga TVM2 thotë se punët e mira vjen nga dal, nga dal.
“Neve na pengon shumë, nuk është puna një muaj por u be se një vit por asgjë. Punët katastrofë, punë shkel, e shko.”
“Këto mundohen për mirë. Nuk bëhën punët për 24 orë. Problemi do kohë. Punë e kanë, patjetër të bëhen. Këto ndoshta pak e zgjasin, të marrë dikush pare. Më mirë është puna e tyre, por nuk mund të bëhet për 24 orë.” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
Kasami: Infrastrukturë nëntokësore, pastaj asfalt
Vonesën e punimeve kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, e arsyeton me atë se siç tha, ka kërkesë të re që e ngadalëson realizimin e projektit. Bëhet fjalë për kërkesë nga banorët që rrjeti i ujit që është vjetërsuar dhe i amortizuar të ndërrohet, kanalizime dhe ndriçim publik.
“Pra ne çdo ditë po ballafaqohemi me situata të reja që kërkojnë që kur të mbyllet ajo rrugë, kur të realizohet infrastruktura nëntokësore njëherë ta asfaltojmë dhe mos na ndodh si në raste tjera ku plasin gypat e ujit apo ka dëme tjera që çojnë huq edhe atë investim që bëhet. Të jenë investime që do jenë së paku për 10-15 vitet e ardhshme që mos të ketë nevojë për t’u intervenuar.” – u shpreh Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Kjo është rruga “Vëllezërit Milladinov” në Qytetin e Tetovës, e cila, sipas Komunës së Tetovës, pritet të përfundojë për disa muaj. (Visar Sadiku, TVM2)
