Ndotja e ajrit, Shkupi ndër 20 vendet më të ndotura në Botë
Shkupi sërish është rradhitur ndër 20 vendet e para...

Shkupi sërish është rradhitur ndër 20 vendet e para me ajrin më të ndotur në botë. Sipas platformës online “I-Q-Air”, në orën 10:00, indeksi i ndotjes në Shkup ishte 95 duke e rënditur atë në vendin e 17 në botë.
Sipas të dhënave të publikuara, në ajër është regjistruar një sasi e konsiderueshme e grimcave PM 2.5, apo gjashtë herë mbi kufirin e lejuar sipas standardeve të OBSH-së. Listës së qyteteve më të ndotura i prijnë Nju Delhi i Indisë dhe Karaçi i Pakistanit. Nga qyteti i Shkupit thonë se ruajtja e mjedisit jetësorë nuk është kompetencë parësore e saj, por e të gjitha komunave bashkë, që janë nën kopmetencat e Qytetit të Shkupit, si dhe institucioneve tjera.
Në lidhje me zbatimin e masave për uljen e ndotjes së ajrit të ambientit, Qyteti i Shkupit i merr të gjitha obligimet që dalin nga kompetencat ligjore në fushën e mbrojtjes së ajrit në nivel lokal.
“Është me rëndësi që kjo nuk është kompetencë parësore e Qytetit të Shkupit dhe mundësitë për veprim janë të kufizuara. Për ballafaqim me ndotjen duhet të veprojnë Ministria e Mjedisit dhe Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, si dhe 10 komuna të Shkupit, të cilat me kapacitetet e veta kanë kompetencë dhe obligim të veprojnë. Qyteti i Shkupit në vazhdimësi ndërmerr masa që veprojnë në drejtim të parandalimit të zvogëlimit të cilësisë së ajrit të ambientit në kuadër të kompetencave të tij”.- thuhet në përgjigjen e Qytetit të Shkupit.
Të njejtën gjë thonë edhe nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, se jo të gjitha kompetencat bijen mbi këtë instituciuon, ata ia hedhin fajin Qytetit të Shkupit dhe Ministrisë Përkatëse.
Ndërkohë që institucionet ia hedhin fajin njëra tjetrës Maqedonia për dy ditë rradhazi, kryeson në listë si vendi me ndotjen më të lartë në botë.
Dje kreu i shteti Stevo Pendarovskii, në samitin e OKB-së për ndryshimet Klimatike që u mbajtë në Dubai, tha se ndotësit më të mëdhej të ajrit në Maqedoninë e Veriut, janë termocentralet e qymyrit – që janë burimi kryesor i furnizimit me energji elekrike dhe i njejti premtoi se deri në vitin 2030, do të reduktojnë grimcat PM për 82%, duke tranferuar rrjetin energjetik nga qymyri -në burime të rinovueshme. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
