Maqedoni
Xhes Bejli: e rëndësishme gjyqësori të jetë i pavarur
20.03.2015 14:58
Sfidat me të cilat ballafaqohet Maqedonia tregojnë faktin se është shumë e rëndësishme të ketë një sistem gjyqësor të paanshëm...

Sfidat me të cilat ballafaqohet Maqedonia tregojnë faktin se është shumë e rëndësishme të ketë një sistem gjyqësor të paanshëm, transparent dhe të pavarur, ka deklaruar ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bjeli.
Ai këtë e theksoi duke u përgjigjur në pyetjen nëse sistemi gjyqësor i Maqedonisë ka kapacitet të zgjidh raste sikurse është rasti “Puç”.
“Pyetja për besimin e shoqërisë maqedonase në sistemin gjyqësor është pyetje për qytetarët e Maqedonisë. Këtu jemi të ndihmojmë dhe të nxisim këtë besim. Sfidat me të cilat ballafaqohet Maqedonia tregojnë faktin që është shumë e rëndësishme të ketë një sistem gjyqësor të paanshëm, transparent dhe të pavarur. Kjo është diçka që e dëshirojnë qytetarët tuaj, por edhe qytetarët e vendeve të tjera”- deklaroi ambasadori i SHBA-ve, Xhes Bejli.
Bejli këto komente i bëri pas paraqitjes së tij në seminarin për trajnimin e gjykatësve për implementimin e Ligjit të ri për Caktimin e Llojit dhe Matjen e Lartësisë së Dënimit. Për çdo sistem juridik është i nevojshëm besimi i qytetarëve.
Rezultatet e anketave nga shtatori i kaluar tregojnë që besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor është i ulët, ata nuk kanë besim te gjyqësori, tha Bejli.
Për vepra të njëjta penale, të kryera në rrethana të njëjta, në gjykata të ndryshme në Maqedoni, janë shqiptuar dënime të ndryshme dhe me këtë është degraduar parimi i barazisë së qytetarëve.
Tendenca e ligjit në fjalë, sipas ministrit të Drejtësisë, Adnan Jasharit, është të evitojë të gjitha qasjet selektive në procedurat gjyqësore, në veçanti në procedurat penale.
“Paraprakisht në Maqedoni kemi pasur raste kur për vepra të njëjta penale, varësisht nga ajo se kush është palë apo në cilën gjykatë shqiptohet vendimi, janë shqiptuar vendime të ndryshme me rëndësi të ndryshme. Tendenca është që përmes këtij projekti ose ligji të bëjmë ekuivalencë, respektivisht harmonizim të vendimeve. Thjesht thënë, Ministria e Drejtësisë edhe unë si ministër po përpiqemi të krijojmë standarde të reja në drejtim të krijimit, avancimit të pavarësisë së gjyqësorit”- tha ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari.
Ligjit i ri për Caktimin e Llojit dhe Matjen e Lartësisë së Dënimit është përgatitur me përkrahje të SHBA-ve.
FLORIJE KAMBERI
