Enti shtetëror për statistikë, bie numri i lindjeve, rritet vdekshmëria
Maqedonia e Veriut ka shënuar trend negativ të lindjeve...

Maqedonia e Veriut ka shënuar trend negativ të lindjeve në tre mujorin e tretë të vitit 2023 ndërsa numri i vdekjeve ka shënuar rritje po në të njejtën periudhë.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në tremujorin e tretë të vitit 2023 numri i lindjeve të gjalla është 4453 fëmijë dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë është më i ulët për 9,8%.
Numri i të vdekurve në tremujorin e tretë të vitit 2023 ka shënuar një rënie prej 6,8% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, pra kanë vdekur 4747 persona, prej tyre 8 foshnja.
Përderisa në qytetin e Ohrit janë regjistruar 86 lindje, në Strug 109, Dojran 7, Kavadar 66, Kërçovë 66, Kriva Pallankë 33, në disa komuna më të vogla në vend është vërejtur trend më i madh i lindjeve si në Studeniçan janë regjistruar 107 lindje gjegjësisht 21 lindje më shumë se në Ohër dhe disa qytete të tjera.
Numri më i madh i lidnjeve është shënuar në kryeqytet,1588 lindje ndërsa kryeson komuna e Çairit me 274 lindje.
Trend negativ të rritjes së popullsisë gjegjësisht ku vërehen më shumë vdekje se sa lindje janë qyteti i Manastirit, pason Prilepi, Ohri, Sveti Nikola, Vinica, Koçani etj. Rënie kemi edhe në pjesën e kurorëzimeve. Sipas statistikave në tremujorin e tretë të vitit 2023 janë lidhur 4116 martesa, që paraqet një rënie prej 11,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Në këtë tremujor janë divorcuar 301 çifte martesore. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
