Kumanovë, BFI dhe afaristët, donacion për 80 familje
Pronari i zinxhirit të marketeve "Vero Jumbo", Nikolas Veropulos....

Pronari i zinxhirit të marketeve "Vero Jumbo", Nikolas Veropulos, qëndroi në ambientet e Myftinisë së BFI në Kumanovë, ku u prit nga Myftiu H. Abedin Ef.Ymeri me bashkëpunëtorë.
Qëllimi i vizitës së pronarit të “VERO-s” në Myftininë e Kumanovës, ishte dorëzimi i vauçerëve për 80 familje me nevojë, në vlerë prej 1500 den. Bashkë me Nikolas Veropolis ishte edhe pronari i Mullirit “Ramadani”, Nezhdet Ramadani, i cili gjithashtu ndau 2 tonë miell apo nga 25 kg për 80 familje.
“Nevoja është shumë më e madhe se 80 familje, por megjithatë pronari i kompanisë është përcaktu për 80 familje dhe të cilat janë të ftuar nga ana e Muftinisë që të pranojnë këto ndihma. Në emër të institucionit tonë si Muftini e falenderojmë pronarin e “VERO JUMBO” duke lutur të madhin Zot që Zoti fuqi plotë ta shpërblen, ta ruan dhe tia shton pasurinë sepse ky është një veprim që ka të bëjë me humanizmin”, - tha Myftiu i Kumanovës pranë BFI-së, Abedin Ymeri.
“Qëllimi i këtij aksioni është që të njoftohemi më shumë me komunitetin lokal që jerton këtu si dhe vendin, ne si kompani duam të dijmë më tepër për popullatën e këtushme, që don të thotë se në qytete tjera nuk kemi realizuar kësi lloj aksione humanitare por vetëm këtu në Kumanovë”, - u shpreh Pronari i “VERO JUMBO”, Nikolas Veropolis.
“Me pronarin e ‘VERO JUMBO’ morrëm një iniciativë që ta bëjmë një donacion në Kumanovë pasi për here të parë vijnë në Kumanovë me qëllim njoftimin me popullatën dhe njëkohësisht të bëjë një ndihmë për nevojtarët që edhe ne e pamë të udhës ti bashkangjitemi këtij aksioni”, - tha pronari i Mullirit “RAMADANI”, Nezhdet Ramadani.
Për një gjest të këtillë human, Myftiu i Myftinisë së BFI në Kumanovë, H. Abedin ef. Ymeri, për gjestin e tij human, pronarit të Marketeve “VERO JUMBO”, Nikolas Veropolis, në shenjë falenderimi i ndau një mirënjohje. (Fatlum Aqifi, TVM2)
