Punonjësit shëndetësor në protestë, kërkohet rregullim statusi dhe rritje pagash
Të punësuarit në institucionet publike shëndetësore....

Të punësuarit në institucionet publike shëndetësore kanë vazhduar protestën e tyre para godinës së Qeverisë me kërkesat për rregullim të statusit të punonjësve të përkohshëm, rritjen e pagave për 30%, marrëveshje të re kolektive dhe rritjen e shtesës infektive në 4%.
Rreth 2300 të punësuar në institucionet publike në vend nga 1 janari do të mbesin pa punë, pasi që u mbaron kontrata.
“Dua t’i pyes zotërinjtë drejorë, Ministra për shëndetësi dhe financa si do të vazhdojmë më tutje, nëse do të pranohemi në punë. Unë më tepër nuk mund të duroj kështu.” – tha infermierja Biljana Xhunova.
Nga Sindikatat kërkojnë zgjidhje.
“Nga e hëna i lëshojmë kërkesat për kolegët tanë. Kur ishte kriza shëndetësore e rënduar ishin në rradhët e para dhe heronjë, por tani mbetën në rrugë. Prioritet i yni është të sillet Ligji për trasnformim të vendit të punës.” – deklaroi Bobi Bojçevski nga Sindikata e pavarur në shëndetësi.
“Aspak kjo Qeveri nuk është e brengosur për sistemin shëndetësor dhe për këtë populli ka dijeni.” – u shpreh Kristina Olevska nga Sindikata e Pavarur.
“Kërkesat e kësaj proteste janë të sillet Ligji i ri për marrëdhënie pune në mënyrë urgjente ku në mënyrë decide do të rregullohet statusi i të punësuarve me Marrveshje në vepër apo me punësime të përkohshme.” – tha Kryetari i Konfederatës së organizatave sindikale, Marijan Ristevski.
Lidhur me kërkesat e tyre, Ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti më herët kishte deklaruar se do të ketë bashkëpunim me sindikatat për rritje të tjera të pagave të punonjësve shëndetësore. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
