Zhdukja e Vanja Gjorçevskës, Spasovski: Janë arrestuar 5 persona
Hetimi për 14 vjeçaren Vanja Gjorçevska...

Hetimi për 14 vjeçaren Vanja Gjorçevska shënon një përparim të caktuar ndërsa mbrëmë janë arrestuar 5 persona dhe është konfiskuar 1 veturë.
Këtë e bëri të ditur Ministri i Punëvë të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili nuk deshi të ndajë më shumë detaje me qëllim të mos dëmtojë hetimin.
Apeloi të mos vazhdohet me përhapjen e shpekulimeve, sepse ndikojnë negativisht në proces.
“Mbrëmë vonë u punua në mënyrë intenzive. Mund të them se kemi arrestuar pesë persona dhe një veturë dhe me këtë vazhdojmë më tej me aktivitetet e punës. Kjo është diçka plotësuese që e ndërmorëm si dëshmi apo gjurmë që e kemi siguruar me qëllim të zbardhim rastin. Ka një përparim të caktuar në hetim dhe në bazë të të dhënave që do të dalin, do të mund ta dimenzionojmë rastin. Me rëndësi është që jo vetëm hetimi por të mbarojë rasti në tërësi. Besoj se kjo do të përfundojë sa më shpejt që është e mundur.” – tha Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Vanja Gjorçevska është zhdukur në mënyrë misterioze mëngjesin e së hënës në Shkup, rrugës për në shkollën Pestaloci afër “Debar Malo”.
Herën e fundit ajo është parë në bulevardin “Arradhat Partizane” përballë “Broz Kafe”, prej ku iu humb çdo gjurmë. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
