Botë

Harden, shkëlqen me record, ndërsa Phoenix Suns rrit shanset për në play off

20.03.2015 15:03

Mjekërroshi i Houston Rocketsit, James Harden, dje në ndeshjen kundër Denver Nuggetsit, ishte i pandalshëm...

Harden, luajti me 50 pikë, që ishte shifra më e madhe në karrierën e tij, ndërsa ndeshja përfundoi me rezultat 118-108, në favor të raketave të Houstonit.
 
Kjo ishte fitorja e tretë me radhë e Houstonit, të cilët i kanë 46 fitore në përgjithësi dhe me 22 humbje, gjenden në pozitën e tretë në Konferencën Perëndimore.
 
Phoenix Suns rrit shanset për një biletë në play off pasi kaloi me vështirësi 74-72 New Orleans në takimin e zhvilluar në Arizona.
 
Morris që e mbylli mbremjen me 17 pikë, i dhuroi një sukses të rëndësishëm ekipit të tijë.
 
Kjo humbje e ngushton diferencën e New Orleans me Oklahoma City për vendin e tetë me një fitore më shumë, ndërsa Phoenix ka një distancë sigurie prej dy suksesesh me ekipin e Kevin Durant.
 
Në sfidat e tjera, New York u mund nga Minesota 95-92, ndërsa Los Angeles Lakers thelloi krizën me një tjetër disfatë kundër Utah Jazz 73-80.