Integrimi në BE, Fajon: Bëni përpjekje për ndryshimet kushtetuese

03.12.2023 14:25

Shefja e diplomacisë sllovene, Tanja Fajon...

Shefja e diplomacisë sllovene, Tanja Fajon i bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë, aktorëve përgjegjës, partive politike që të bëjnë përpjekje për ndryshimet kushtetuese, mbi të gjitha në interes të qytetarëve.

Ky vit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zgjerim, nevojë dhe urgjencë që shteti deri në fund të vitit 2030 të bëhët anëtare e Bashkimit Evropian, ka thënë Fajon në një intervistë për MIA-n.

“Ajo është përgjegjësi ndaj njerëzve dhe tani është e nevojshme dhe urgjente që shteti të përparojë dhe është një mundësi gjeostrategjike për të bërë një kërcim deri në fund të vitit 2030, për të lidhur Evropën dhe Maqedoninë e Veriut për t'u bërë anëtare e Bashkimi Evropian. Pra, po, po, ndryshimet kushtetuese janë kyçe, para së gjithash, optimizmi dhe mbështetja për politikën dhe mirëkuptimin e qytetarëve se bëhet fjalë për një të ardhme të përbashkët evropiane, e cila do të sigurojë paqe, siguri dhe dinjitet në jetën e qytetarëve tuaj” – tha Tanja Fajon, zëvendëskryeministrja, njëherit ministre e Punëve të Jashtme të Sllovenisë.

E pyetur se çfarë nëse amendamentet kushtetuese nuk miratohen deri në fund të vitit dhe nëse është e mundur që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së, Fajon thotë se nuk do të fliste për ndarjen e dy shteteve por që mbetet fuqishëm e përkushtuar që Maqedonia e Veriut të vazhdojë në rrugën e reformave.

“Unë dhe Sllovenia përpiqemi që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë të gatshme dhe të afta për të hyrë në Bashkimin Evropian. Nga fundi i vitit, pres raporte inkurajuese, dëshiroj të shoh fillimin e negociatave të anëtarësimit me Bosnjën dhe Hercegovinën, presim negociatat e anëtarësimit me Ukrainën, Moldavinë, më tej me Gjeorgjinë, dhe në këtë kontekst është thelbësore që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me një konferencë të re ndërqeveritare, të hapin dhe nisin konkretisht negociatat” – u shpreh Fajon.

Raportin të progresit të KE-së për RMV-në, Fajon e vlerëson të realt sa i përket vlerësimit që lufta kundër korrupsionit të vazhdojë. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)