Dita botërore e personave me nevoja të veçanta, Shaqiri: Ballafaqohen me probleme të shumta

03.12.2023 15:58

Me rastin e ditës botërore të personave me nevoja të veçanta...

Me rastin e ditës botërore të personave me nevoja të veçanta, 3 dhjetori, kryetari i shoqatës SOS VITA – Shkup, thotë se personat me nevoja të vecanta ballafaqohen me probleme të shumta.

Ai bën thirrje te autoritetet kompetente, kompanitë dhe të gjithë personat human që të rirsin kujdesin për këta qytetarë që janë pjesë e shoqërisë tonë.

“Kisha bë apel tek të gjitha ata të cilët  kanë zemër të mirë dhe zemër humane, që ti ndihmojnë kësaj kategorie në këtë ditë madhështore, mos ti harrojnë, d.m.th fondacionet që janë, mos ti harrojnë shoqatat jo qeveritare, që të mos jenë të anashkaluar por të jenë të barabartë me qytetarët, siç janë të gjithë. Nuk kanë rrugë personat me nevoja të veçanta, unë se kuptoj këtë gjë një person me aftësi të kufizuara me 11 mij denarë të jetojë.” – tha Kryetari i Shoqatës “SOS VITA”, Ertan Shaqiri.

Shaqiri thotë se prej rreth dy vitesh është hapur një qendër rehabilitimi  nga donator anonim dhe është pa pagesë për personat me nevoja të veçanta.

“Problemet janë të shumta të personave me nevoja të veçanta, ende nuk ka pajisje të mira për këta persona. Falë Zotit që para dy viteve në qytetin e Shkupit e hapëm një qendër rehabilitimi për personat me nevoja të veçanta pa pagesë. Është turp nga kompanitë shqiptare që mos të përkrahet një aktivist i madh për personat me nevoja të veçanta dhe një shoqatë aktive. Unë sa po e shoh njeriu nëse nuk ka në shtëpinë e vetë një person me aftësi të kufizuara, nuk mund ta kupton se si jeton një person me aftësi të kufizuara” – shprehet Shaqiri.

Shoqata “SOS Vita” përbëhet nga 400 anëtarë.  Deri më tani kanë dhuruar mbi 100 karroca elektrike dhe mbi 1 mijë jo elektrike nga donator të ndryshëm. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)