IPARD3, fonde për modernizimin e ekonomive bujqësore

03.12.2023 16:58

Për dallim nga IPARD 2, IPARD 3 parasheh....

Për dallim nga IPARD 2, IPARD 3  parasheh më tepër mjete për modernizimin e ekonomive bujqësore. Këtë e bënë të ditur në një prononcim për TVM2, Xhabir Ramadani nga Agjencia për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë, njësia rajonale në Kumanovë.

Andaj përmes këtij programi, mundësitë për të përfituar janë më të mëdha.

“E vërtetë se në muajt e fund vitit ka më tepër thirrje publike për financim apo ko-financim të bujqëve ndër to është edhe pjesa e IPARD dhe nga Programa për zhvillim rural. Javët që lam pas ishte për së pari herë IPARD3 Programa, ku për dallim nga IPARD2 i vitit të kaluar ka mjete më tepër dhe mundësitë janë më të shumta  për të përfituar vetëm se duhet plotësuar kushtet e nevojshme.Ka pas interesim mjaftë të madh në këtë thirrje të IPARD si në masën 1 e cila është për modernizimin e ekonomive bujqësore si dhe në masën 7 për modernizimin e vendeve rurale të cilat paralelisht ishinn të shpallura”, - u shpreh Xhabir Ramadani  nga Agjencia për nxitje të zhvillimit të bujqësisë NJ.R. Kumanovë.

Sipas Ramadanit, bujqit kryesisht aplikojnë për modernizimin e ekonomive bujqësore edhe atë për traktorë apo makineri tjera bujqësore.

“Më së tepërmi bujqit kanë konkuruar për makineri bujqësore qofshin traktor apo makineri tjera, kemi patur raste që kanë konkuruar edhe për ndërtimin e objekteve si ferma për ruajtjen e pulave apo lopëve, pastaj paisje për përpunimin e produkteve bujqësore gjë që preferohet nga Ministria e Bujqësisë dhe institucione tjera të ndërtohen edhe si qendra grumbulluese. Realisht mund të them se përgjigja nga bujqit ishte positive sepse diku mbi 40 aplikacione i kemi të përgatitura përmes agjencisë sonë”, - tha mes tjerash, Ramadani.

Programet e deritashme të fondeve IPARD dukshëm kanë ndihmuar avancimin e prodhimtarisë në bujqësi, andaj thirrjeve publike pozitivisht iu përgjigjen numër i madh i prodhuesve bujqësor. (Fatlum Aqifi, TVM2)