Të hënën mbahet takimi i liderëve, do diskutohen zgjedhjet dhe e ardhmja europiane

03.12.2023 17:31

Një ditë para takimit të liderëve...

Një ditë para takimit të liderëve, partitë poltikë parlamentare me pritje të tyre për temat që do të diskutohen. Kryeson caktimi i datës për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamantare si dhe arritja e marrëveshjes rreth ndryshimeve në Kodin Zgjedhor sipas rekomadimeve të OSBE-ODHIR.

Në takim, padyshim se do të zë vend edhe ardhmëria e vendit në rruegnë drejt Bashkimit Evropian. Afatet për zgjedhje do të kërkohen mes fundit të muajit prill dhe fillimit të muajit maj.

Nëse do të arrihet marrëveshje për zgjedhje të përbashkata ata do të mbahen më 8 maj. Edhe pse nga VMRO-DPMNE paralajmëruan se do të ngrisin edhe çështjen për anulimin  e qeverisë teknike nga LSDM presin që në takim nuk do të ketë shantazhime nga njëra parti drejtuar tjetrës.

“Kryetari i LSDM-së dhe Kryeministri Dimitar Kovaçevski  ka pasur përgjigje pikërisht në këtë temë, unë nuk kam se çfarë të shtoj më shumë përveç edhe një herë të përsëris se presim një takim liderësh të suksesëshëm dhe kontruktiv në të cilën do të marrin pjesë të gjitha partitë politike që janë të përfaqësuara në Kuvend” – tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Nga VMRO-DPMNE akuzojnë se ajo që Kovaçevski nuk heq dorë nga Qeveria teknikë është për shkak se BDI i ka ndaluar të braktisë idenë që të ketë kryeministër shqiptarë.

Sipas tyre kjo dëshmon se me qeverinë udhëheq BDI. Edhe pse në fund të vitit përfundon afati i BE-së për ndryshimit kushtetuese nga VMRO-DPMNE edhe përkundër shumë thirrjeve ndërkombëtare mbetën në qëndrimin e njëjtë se ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar nuk do të ketë. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)