Shoqatat shënojnë 3 dhjetorin, shkollat përpiqen t’u sigurojnë kushte

03.12.2023 18:36

Me moton “Për njëri-tjetrin, me njëri-tjetrin”....

Me moton “Për njëri-tjetrin, me njëri-tjetrin”, qendra logopedike dhe defektologjike “Savant “ në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare “Hasane”, mbajtën një event për të mbështëtur personat me nevoja të veçanta.

Me këtë rast u ndanë bursa, karroca, mirnjohje për sakrificën e prindërve në rritjen e këtyre fëmijëve. Nënat kishin përgatitur ushqime, ndërsa fëmijët punime artisike që do të shiten dhe donacionet do të shkojnë për këtë kategori fëmijësh.

“Nënat e fëmijëve me nevoja të veçanta, i kemi angazhuar që të pegatisin ushqime e tyre, poashtu edhe nënat e fëmijëve pa njërin prind kanë përgatitur ushqimet e tyre. Donacionet e nënave të fëmijëve me nevoja të veçanta shkojnë te fëmijët e nënave pa njërin prind, dhe anasjelltas. Gjatë këtyre ditëve famijët e qendres Savant, kanë bërë punime të ndryshme artistike, që sot janë ekspozuar këtu dhe do të shiten. U ndanë mirënjohe për nënat dhe sakrificën e tyre, që vinë çdo ditë i sjellin fëmijët këtu pa u lodhur.” – tha Kryetarja e Qendrës “Savant”,  Hatixhe Sefa.

 “Qendrës Savat, e cila i trajton këto fëmijë, i kemi dhuruar një donacion me matriale pune që përmes tyre do të trajtojnë këto fëmijë, kemi dhuruar karroca elektrike për nxenës të shkollës 25 Maji, kemi dhuruar bursa për keta fëmijë, si dhe pako për fëmijët që janë sot prezent këtu.” – thanë nga Organizata Ndërkombëtare “Hasane”.

Drejtori i shkollës “25 Maji”, Fadil Murtezani, thotë se shkolla u mundëson nxënësve kushtet thelbësore, por të ato nuk mjëftojnë.

“Kemi dy defektolog që punojnë me progam të vecant më këta nxënës, për këto nxënës kemi bërë edhe dhomën senzorike, nëpër këto dhoma punohet nga dy orë me nxënësit, ndërsa për nxënësit tjerë kemi asistent arsimorë. Kushtet nxënësit i kanë pjesërisht, por duhet mjete edhe më tëpër.” – deklaroi Drejtori i Shkollës “25 Maji”, Fadil Murtezani.

“Ne si qendër merremi me problemet ne aspektin motorik, për atë kemi bashkëpunim si dy qendra që të ofrojmë një trajtim multidisiplinarë, jo vetëm motorik, apo jo vetëm konjitiv. Të këto fëmijë që janë me çrregullimi është patjetër tratimi multidisiplinar. Prandaj i kemi të kycur disa specialist të fushës, neurology, fiziatër, fizoterapist,psikolog, logoped, defektolog, etj.” – tha Rita Sinani Halimi nga “Fit Family Center”.

MSH: Hapa konkret për mbrojtjen e tyre

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se personat me aftësi të kufizuara lirohen nga pjesmarrja në shpenzimet e shërbimeve shëndetësore.

Në bazë të nenit 34 paragrafi 1 alinea 2 të Ligjit për sigurime shëndetësore dhe në lidhje me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor të përcaktuar në nenin 32 të këtij ligji, lirohen nga pjesëmarrja në shpenzimet e shërbimeve shëndetësore në mbrojtjen specialistike – konsultative dhe shëndetësore spitalore të personave të siguruar me aftësi të kufizuara, sipas rregulloreve për mbrojtjen e fëmijëve dhe mbrojtjen sociale.

Nga kjo ministri gjithashtu thonë se -Aktualisht po punohet intensivisht për Strategjinë e re Kombëtare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara 2023-2030 në bashkëpunim me Qeverinë, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, shërbimin e KNF-së dhe institucione të tjera përkatëse. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)